Lajm i kobshem per ndarjen nga jeta te stomatologut te njohur

Nga Class• 8 November 2026

Lajm i kobshem per ndarjen nga jeta te stomatologut te njohur

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Fieri së fundmi pasi mësohet

 se është ndarë nga jeta stomatologu i njohur Dhionis Gjika.

Lajmi i trishtë është mësuar mbrëmjen e djeshme nga faqja Radio Fieri Pelari

e cila shkruan se Fieri humbi një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj qytetarëve,

 një person human i cili do të kujtohet jo vetëm si doktor por dhe për vlerat njerëzorë.

Ndërkaq mësohet se ceremonia e varrimit për stomatologun do të bëhet mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në varrezat e qytetit të Fierit. Ndërsa familja Gjika pret vizita sot dhe nesër në Home Funeral Emini.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.