E FUNDIT/ SPAK PRANON KALLEZIMIN NDAJ RAMËS, NIS HETIMIN PËR RESORTET

Nga Class• 8 November 2026

E FUNDIT/ SPAK PRANON KALLEZIMIN NDAJ RAMËS, NIS HETIMIN PËR RESORTET

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025

nga një grup ekspertësh dhe protestuesish, lidhur me projektet turistike në zonat e mbrojtura.

 Burimet bëjnë me dije se hetimi përfshin disa vepra penale,

 ndërsa deri më tani nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim.

Kallëzimi i drejtohet kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet në Zvërnec, Baks-Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta. Ai mbështetet në materialet e njohura si “The Albanian Files”, që dokumentojnë resortet në zonat e mbrojtura, si dhe në “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit. Në kallëzim kërkohet hetim për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Kallëzuesit pretendojnë se projektet ndjekin një skemë të përsëritur, ku fillimisht ndryshohet ligji, më pas miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe në fund jepet leja nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri. Ata kërkojnë që hetimi i SPAK të mos kufizohet vetëm në tri projektet kryesore, por të shtrihet edhe në raste të tjera të ngjashme.