KURIOZITETE / E Shtunë 5 Qershor 2021, 20:08

Tro/nditëse/ Djali i vë fl/akën flokëve të gruas në mes të autobusit, britma dhe ulërima …dalin pamjet e rënda

Një ngjarje tejet e çuditshme ka ndodhur në San Francisko ku një djalë i ri i ka vënë flakën flokëve të një pasagjereje e cila fillimisht nuk e kuptoi.


Në video duket adoleshenti, i cili i afrohet gruas dhe ulet mbrapa saj, nxjerrë çakmakun dhe i vë flakën flokëve të pasagjeres, raporton Fox Neës.

Mësohet se ngjarja është bërë publike, pasi policia ka zbuluar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë së San Franciskos (SFPD), adoleshenti dhe dy persona të tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar drejt lindjes në qytet.


Pasagjerë të tjerë në autobus më vonë ndihmuan gruan, e cila është rreth 60 vjeç.

Mësohet se autori nuk është kapur ende nga policia.