KURIOZITETE / E Premte 26 Mars 2021, 18:06

Pema që po çmend shqiptarët! Askush nuk ia di emrin

Një foto e publikuar në rrjete sociale me mbishkrimin “Kush më thotë çfarë fruti është”, ka hasur në një varg reagimesh në Facebook.

Bëhet fjalë për një pemë e cila është fotografuar në fshatin Plepas të Njësisë Administrative Tunjë. Autori ka dashur të saktësojë llojin e frutit dhe në profilin e tij kanë vërshuar qindra komente.


Qytetarët kanë mendime të ndryshme. Disa shprehen se ajo është një kumbull e eg ër, të tjerë shkruajnë se ajo është një kulumri. Por ka edhe nga ata që sjellin emra se si quhet kjo pemë në vende të ndryshme të botës.