
Kemi hyrë zyrtarisht në muajin shtator, e për pak ditë mirëpresim stinën e vjeshtës. Nëse vera është sezoni i dasmave, duhet të dini që ai i vjeshtës është sezoni i lindjeve. Më poshtë Living do të ndajë me ju faktet më interesante për bebet e lindura në muajin shtator.
Fëmijët e lindur në muajin shtator do të rriten duke zhvilluar pasione të shumta për sportin.
Nëse nëntori është muaji gjatë të cilit kanë lindur v rasësit serialë, në shtator kanë lindur njerëzit më paqësorë e më pak problematikë.
Ata janë më të prirur ndaj alergjive dhe astmës. Sipas ‘’Prevention.com’’, ata që lindin në vjeshtë janë 30% deri në 90% më shumë të riskuar të preken nga alergjitë.
Janë më të gjatë se fëmijët e tjerë, kjo për shkak të vitaminës D, ndaj të cilës mamatë janë të ekspozuara në diell gjatë verës.
Nëse doni fëmijë të suksesshëm është mirë që ngjizjen e tyre ta nisni në fund dhjetori ose në janar. Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Torontos, Northestern University, fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të mira në shkollë.
Ky studim u përforcua nga një tjetër përfundim i National Bureau of Economic Research, sipas të cilit mosha e fëmijëve ka rol të rëndësishëm jo vetëm për ecurinë në shkollë nga mosha 6-15 vjeç, por edhe në shkallën e ulët të kriminalitetit. Kjo ndodh pasi fëmijët e lindur në shtator janë më rritur kur nisin shkollën, krahasuar me moshatarët e tjerë.
