
Shkenca mund të debatojë pa mbarim nëse njeriu vjen nga majmuni apo jo, por historia e dashurisë mes një gruaje belge dhe një shimpanzeje në një kopsht zoologjik në Antwerp, po dështon shkencën.
Jo vetëm kaq, por gruaja në fjalë , Adie Timmermans dëshiron të martohet me shimpazenë. Por “nusja” është ndaluar të hyjë në kopshtin zoologjik sepse drejtuesit thonë se “marrëdhënia” e tyre po e largon kafshën nga shimpanzetë e tjera.

Për më shumë se katër vjet, ajo ka vizituar çdo javë shimpanzenë, emri i së cilës është Chita. Timmermans pretendon se çifti shkëmben puthje dhe përshëndesin me duar njëri-tjetrin.
Kjo “marrëdhënie” ka shkaktuar xhelozi në planetin e majmunëve dhe rojtarët e kopshtit zoologjik thonë se për shkak të kësaj “romance” të pa dëgjuar, kafsha po injorohet nga shimpanzetë e tjera.
Ndoshta ato e vënë në lojë duke i thënë “Na dolle i fortë more Gjino”. “Unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua. Kjo lidhje është gjithcka që kam. Pse duan të na ndajnë?!” u tha Timmermans gazetarëve.

