
Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për
ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se
që nga kohët e lashta është besuar se ëndrrimi i njerëzve të v dekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet.
Të v dekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet.
Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre.Megjithatë, le të hedhim një vështrim më të thellë mbi këtë çështje mistike, dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mesazhesh mund të merren nga njerëzit që janë tashmë të gjallë vetëm në kujtesën tonë, dhe mund të flasin me ne vetëm përmes ëndrrave tona.
Libra e sotëm mbi ëndrrat, nuk i kushtojnë shpesh vëmendje të mjaftueshme shumë nuancave të rëndësishme:si duket personi i v dekur në ëndrrat tona – i v dekur në varr, i gjallë dhe i lumtur, apo rrikthehet në jetë para syve tanë, ose ndoshta thjesht nuk e mbajmë mend në ëndrrën tone, se ky person ka v dekur shumë kohë më parë.
Interpretimet e ëndrrave me persona të v dekur
Zakonisht supozohet se ëndrra me një të v dekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë.
Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të v dekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtmore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i v dekuri kërkon ujë).
Interpretimet pagane të ëndrrave që kanë ardhur deri në ditët tona, rekomandojmë në mënyrë implicite plotësimin e të gjitha kërkesave të personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive.
Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë.Në rastin ku shihni në ëndërr një person të v dekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e hu mbur do të rrikthehet së shpejti (para, ndonjë send, apo edhe statusi social).
Disa libra mbi këtë çështje, e interpretojnë ëndrrimin e njerëzve të v dekur si shenjë të ngjarjeve të mira në familje, si një martesë, lindjen e një fëmije, apo diçka të ngjashme të lumtur dhe të begatë.
Ka libra të tjerë që pretendojnë se parja në ëndërr e një personi të v dekur para dasmës është një paralajmërim kundër këtij bashkimi në çift.
Një ëndërr e tillë, paralajmërojn një martesë të palumtur, dhe që fëmijët e lindur nga ajo do të jenë të sëmurë e të dobët.Po në lidhje me ëndërrimin e një të afërmi të v dekur?
Në këtë pikë nuk ka asnjë interpretim përfundimtar, dhe ju duhet gjithmonë të kini parasysh shumë faktorë të ngatërruar.
Por shumica e interpretimeve në lidhje me të afërmit e v dekur (sidomos prindërit) që shfaqen në ëndërr, përfaqëson paralajmërimin e telasheve.
Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes.
Besohet gjithashtu, se është e pamundur të ndikojmë tek ëndrrat ku ne shohim të dashurit tanë që kanë v dekur.
Edhe nëse jeni përpjekur ta bëni këtë, është absolutisht e kotë, pasi nuk jemi ne që i thërrasim, por janë ata që vendosin të vijnë tek ne.
