KURIOZITETE / E Shtunë 18 Mars 2023, 15:03

7 bimë që janë të rrezikshme për t’u mbajtur në shtëpi

Në botë ekzistojnë rreth 450,000 specie bimore dhe disa prej tyre janë krijuar në mënyrën më të bukur, për t’i dhënë ngjyrë dhe jetë shtëpive tona. Por disa bimë mund të na rrezikojnë dhe ne nuk jemi fare në dijeni. Në këtë artikull do të gjeni 7 llojet e bimëve që janë të rrezikshme për shëndetin nëse i mbani brenda në shtëpi.

Nëse ju pëlqejnë pemët, mund të tundoheni të merrni një bonsai. Por, para se ta bëni këtë, është mirë të keni kujdes se çfarë lloj bonsai merrni. Meqenëse pemët e bonsait janë nga e njëjta specie si dëllinjat e maleve, ato mund të shkaktojnë simptoma alergjie siç janë bllokimi i hundës dhe lotimi i syve.

Këto bimë janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara kohët e fundit dhe ka disa arsye pse. Ato janë të vogla, të lira dhe të lehta për t’u punuar. Por ato mund të infektohen me insekte që quhen “mealybug” dhe nëse futen te bimët përhapen lehtësisht dhe vështirë se largohen.

E njohur gjithashtu si oleander, kjo bimë me pamje kaq të bukur, në fakt është jashtëzakonisht helmuese. Padyshim që nuk rekomandohet ta mbani brenda shtëpisë tuaj dhe të mos i afroheni shumë nëse e keni jashtë.

Këto bimë janë të lehta për t’u rritur dhe për t’u kujdesur. Por nëse keni ndonjë kafshë shtëpiake, kjo bimë nuk është për ju, pasi përmban oksalat kalciumi i cili është helmues për macet dhe qentë.

Ndryshe njihet edhe si krahët e engjëllit ose veshët e elefantit, këto bimë konsiderohen toksike për kafshët shtëpiake dhe njerëzit.

Ficus Benjamina, ose siç e njohim ne fikusi është një tjetër bimë që ne e mbajmë në shtëpi. Por nëse vuani nga astma dhe jeni alergjikë ndaj latexit bëni mirë mos e mbani brenda në shtëpi.

OK, janë shumë të bukura, ama duhet të bëni kujdes pasi në të strehohen merimanga dhe insekte të tjera të rrezikshme.