Julian Deda me dedikim prekës në përvjetorin e të atit, ja çfarë shkruan aktori

Nga Class• 24 November 2026

Julian Deda me dedikim prekës në përvjetorin e të atit, ja

Aktori Julian Deda ka kujtuar babanë e tij, artistin e njohur Zef Deda,

 në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai ka shprehur mallin dhe

 mungesën e madhe që ka lënë figura e të atit në familje.

Në imazhin e publikuar ku shfaqet pranë të atit, me sfondin e këngës “Dance With My Father” nga Luther Vandross, Juli ka bashkëngjitur edhe një mesazh të ndjerë.

“Tre vjet pa ty Bos. Na mungon shumë zemra ime. Të du fort Babo..!”, ka shkruar ai.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendje dhe reagime nga miq e kolegë të skenës, të cilët kanë lënë komentet e tyre në kujtim të aktorit të njohur.

Ndër to, këngëtarja Rozana Radi ka shkruar: “Zefi i mungon të gjithëve! Qoftë pranë Zotit”, ndërsa aktorja Rudina Dembacaj e ka cilësuar shkurtimisht me fjalët: “I madhi”.