Ish-banorja e BBVK 5 lëshon akuza të fortesa ndaj produksionit: “Vetëm TANI po e kuptoj…”

Jona Krasniqi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim të
ashpër ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova, të cilin e ka akuzuar për bullizim.
Ish-banorja u shpreh se vetëm pas daljes nga shtëpia ka arritur të kuptojë
më mirë disa nga situatat që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të saj brenda në këtë format.
“Nesër në Big Brother bëhuni gati për një prime që do dridh shtëpinë”, pati shkruar Alaudini, duke iu referuar përballjes që u komentua gjatë për ditë me radhë.
Në postimin e saj, Jona u shpreh se vetëm tani, duke i parë fotografitë, po arrin të kuptojë se çfarë ka ndodhur gjatë asaj periudhe kur ajo ishte brenda në shtëpi.
Ajo akuzoi produksionin për bullizim, duke theksuar se, ndërkohë që asaj i mbaheshin ligjërata për këtë temë, sipas saj, vetë produksioni kishte ushtruar bullizim ndaj saj përmes televizionit.
“Duke i parë fotografitë e gjithçkaje, vetëm TANI po e kuptoj se çfarë kanë bërë. Kjo është vërtet diçka krejt e çmendur”.
“(Gjashtë persona dhe opinionistat që e bullizuan banoren e tyre, në vend që të më linin mua ta tregoja anën time të historisë), ndërsa i injorojnë ABUZUESIT e vërtetë që janë aty”.
Në një tjetër postim, Jona tregoi se ende është duke i përpunuar dhe kuptuar të gjitha situatat dhe prapaskenat që, sipas saj, kanë ndodhur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK-së.
Kujtojmë se gjatë debatit me Doresën, para disa javësh, opinionistja Rudina Dembacaj kishte dalë në mbrojtje të kësaj të fundit, ndërsa e kishte akuzuar Jonën për bullizim gjatë transmetimit live.
Më të Lexuarat

LAJME
Kush është banori që po dominon rrjetin në BBVK 5? Eksperti i medieve sociale zbulon shifrat e klikimeve

LAJME
I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Psikologët zbulojnë të vërtetën që nuk e pritshit

LAJME
“Turp të kesh”/ Dalin pamjet e dikurshme të çiftit të BBVK 5, sherri i fortë mes tyre po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Ish-banorja e BBVK 5 lëshon akuza të fortesa ndaj produksionit: “Vetëm TANI po e kuptoj…”
Jona Krasniqi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim të ashpër ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova, ...

LAJME
Kush është banori që po dominon rrjetin në BBVK 5? Eksperti i medieve sociale zbulon shifrat e klikimeve

LAJME
I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Psikologët zbulojnë të vërtetën që nuk e pritshit

LAJME