Kush është banori që po dominon rrjetin në BBVK 5? Eksperti i medieve sociale zbulon shifrat e klikimeve

Nga Class• 27 November 2026

Kush është banori që po dominon rrjetin në BBVK 5? Eksperti

Shikimet në rrjetet sociale e nxjerrin Nichin në krye të banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5”,

sipas statistikave që analizoi eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra.

I ftuar në “Big Cast” në Klan Kosova, Bajra tregoi se pas Nichit renditet Akili,

i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut me talentin në aktrim dhe këndim.

Te Nichi, sipas Bajrës, kureshtjen e nxit mënyra se si ai e luan lojën. “Nichi po komentohet ma shumë, njëri prej banorëve i cili po pëlqehet për lojën ose strategjinë që e ka”, u shpreh ai.

Një tjetër arsye pse Nichi është në qendër të komenteve është raporti i tij me Antonetën. Sipas Bajrës, publiku po i ndjek të dy për të parë se si do të zhvillohet afrimiteti mes tyre.

Të njëjtën kureshtje ka ngjallur edhe raporti i Bejtës me Kledjan. Pikërisht këto dy histori, tha ai, vazhdojnë të hapin diskutime mes ndjekësve të spektaklit.