Humb jetën nëna e Saimir Kodrës, motra e gazetarit prek me fjalët

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Kodra. Nëna e Dona dhe Saimir Kodrës është ndarë nga jeta,
duke lënë pas një dhimbje të madhe te njerëzit e saj më të dashur.
E pikëlluar nga humbja e nënës, Dona ka ndarë në rrjetet sociale një dedikim tejet emocional,
përmes të cilit shpreh dhimbjen e pakufishme për largimin e njeriut që e cilësonte jo vetëm nënë,
por edhe shoqe, motër dhe dritën e jetës së saj.
Në fjalët e saj, Dona tregon lidhjen e veçantë që kishte me të ëmën, komunikimin e përditshëm dhe frikën e vazhdueshme të saj se mos e bija lëndohej. Tashmë, kjo frikë është kthyer në një dhimbje të madhe për Donën, e cila e ka të vështirë të imagjinojë jetën pa praninë e nënës.
“Lili im, ose Lila meqë Lila të thoja, gjithë jetën mbajte merakun mos të më vritej mua shpirti, dhe ja mamë, ma vrave, ma copëtove, ma dërmove ti”, shkruan ajo mes lotësh.
Dona kujton gjithashtu momentet e fundit me të ëmën, duke zbuluar se i kishte folur pranë veshit dhe i kishte kërkuar të mos e linte vetëm.
“Ti ishe ilaçi im, ti ishe drita ime, ti ishe shoqja, motra ime. S’më duhet asgjë në jetë, më duhesh vetëm ti, Lili”, shprehet ajo, duke e bërë edhe më prekës dedikimin e saj.
Në fund, Dona shpreh dhimbjen për jetën që e pret pa të ëmën, duke u kapur pas shpresës se një ditë do të takohen sërish.
“Ti ishe shpirti im, unë thjesht jam e gjallë mes të gjallëve, derisa të takohemi e të të them: ‘O Lila ime’. Deri atëherë, Donës sate do t’i dhembë shpirti çdo ditë”, përfundon ajo mesazhin e dhimbshëm.
Më të Lexuarat

LAJME
Transferimi i Erion dhe Agasit. Zbulohet çfarë fshihet, dhe çfarë do i gjejë të dy

LAJME
Arlinda Zekaj me mbi 8 mijë euro borxh pas vd'ekjes! Një biznesmene merr përsipër shlyerjen e kredisë, banka: Po shqyrtojmë faljen

LAJME
V'dekja e 3 shqiptarëve dhe 3 grekëve, rëndohet situata: Policia arreston 3 persona dhe zbulon shkakun që solli tragjedinë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Humb jetën nëna e Saimir Kodrës, motra e gazetarit prek me fjalët
Një lajm i trishtë ka prekur familjen Kodra. Nëna e Dona dhe Saimir Kodrës është ndarë nga jeta, duke lënë p...

LAJME
Transferimi i Erion dhe Agasit. Zbulohet çfarë fshihet, dhe çfarë do i gjejë të dy

LAJME
Arlinda Zekaj me mbi 8 mijë euro borxh pas vd'ekjes! Një biznesmene merr përsipër shlyerjen e kredisë, banka: Po shqyrtojmë faljen

LAJME