V'dekja e 3 shqiptarëve dhe 3 grekëve, rëndohet situata: Policia arreston 3 persona dhe zbulon shkakun që solli tragjedinë

Nga Class• 30 October 2026

V'dekja e 3 shqiptarëve dhe 3 grekëve, rëndohet situata:

Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar nga policia në Athinë pasi dyshohen se

 kanë vjedhur tubat prej bakri që bëjnë furnizimin me gaz të banesave dhe bizneseve në zonën

Plaka të kryeqytetit grek, vjedhje që pasoi vdekjen tragjike të 3 shqiptarëve

dhe 3 grekëve në një aksident fatal.

Policia greke njoftoi se ka arrestuar këta persona dhe i akuzon për vjedhje me pasojë vdekjen, raporton noa.al.

Zbulimi i tyre erdhi pas shqyrtimit të pamjeve nga disa kamera sigurie. Në to u pa se dy shtetas grekë dhe një shqiptar kishin arritur të vidhnin tubat e bakrit që bëjnë furnizimin me gaz të zonës ku më pas ndodhi tragjedia me një shpërthim të fuqishëm të një godine në lagjen Plaka të Athinës, ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre tre shqiptarë.

Si pushimet u kthyen në tragjedi. Publikohen fotot e katër shqiptarëve që humbën jetën në Greqi

Shqiptari 34 vjeçar dhe 2 grekët 37 dhe 55 vjeç, janë filmuar nga kamerat e sigurisë pak para shpërthimit, teksa vidhnin tuba bakri nga impianti i gazit të godinës më 25 shtator 2026, pak para se më pas të ndodhte shpërthimi.

Të tre dyshohet se kanë shkaktuar sabotim në tubacionet e impiantit të gazit natyror, me qëllim vjedhjen e tubave të bakrit.

‘Humba më shumë se gjysmën e familjes’, rrëfimi i vëllait shqiptar, nusja ishte 5 muajshe shtatzënë dhe çifti tjetër sapo ishte martuar

Policia thotë se ndërhyrja në sistemin e gazit shkaktoi shpërthimin tragjik në të cilin humbën jetën gjashtë persona.

Mes tyre ishin turistët shqiptarë Florin Hoxha, Flirida Hoxha dhe Iris Cani, si dhe Ian Kirpractik, Athina Papapresku, Endmond Hings.