Dita e sotme është një ftesë për t’u ndalur, për të dëgjuar më me kujdes çfarë ndodh brenda nesh dhe për të rivendosur ekuilibrin emocional
Dita e sotme është një ftesë për t’u ndalur, për të dëgjuar më me kujdes çfarë ndodh brenda nesh dhe për të rivendosur ekuilibrin emocional.
Hëna në Peshore ndihmon ata që kërkojnë paqe dhe harmoni, por disa shenja do ndihen të ndjeshme apo të tensionuara nga ndikimi i Mërkurit kundër Saturnit. Branko na kujton se fati i ditës nuk është në shpejtësinë e veprimit, por në mençurinë e qëndrimit.
Peshorja: Harmoni në shpirt, butësi në zemër, bukuri në çdo gjë
Hëna në shenjën tuaj ju vendos në qendër të skenës qiellore. Sot ndiheni të ekuilibruar, të frymëzuar dhe të hapur për dashuri të pastër. Në marrëdhënie, dini si të sillni qetësi dhe ndjeshmëri. Në jetën personale, ndiheni në paqe me veten dhe të tjerët. Edhe një shëtitje e thjeshtë ose një pasion artistik mund t’ju japë kënaqësi të madhe. Dita ju takon juve – jeni burim drite për veten dhe për të tjerët.
Ujori: Ditë e pasur në ide, njerëz dhe sinjale të bukura nga universi
Ujori sot është në formë të shkëlqyer mendore dhe emocionale. Hëna dhe Dielli ju ndihmojnë të lidheni me njerëzit me lehtësi, të flisni bukur, të merrni ide të mëdha dhe të shprehni origjinalitetin tuaj. Beqarët kanë magnetizëm, të lidhurit rigjejnë një ndjeshmëri që u kishte munguar. Në punë, mund të vijë një lajm i mirë ose një ide me potencial të madh. Universi po ju flet – dëgjojeni me kurajo.
Shigjetari: Qetësi që shëron dhe komunikim që lidh zemrat
Sot, Shigjetari përfiton nga një energji e butë, e cila e ul pak ritmin, por e forcon emocionalisht. Është një ditë për lidhje shpirtërore, për komunikim të thellë dhe për frymëzim të brendshëm. Në dashuri ka hapje, sinqeritet dhe një ndjesi përkatësie që ju rikthen besimin. Edhe pa lëvizur shumë, ndiheni në udhëtim. Një e diel e qetë, por e madhe për shpirtin tuaj të lirë.
Akrepi: Emocione të forta që kërkojnë përballje dhe çlirim
Për Akrepin, kjo është një ditë e ngarkuar emocionalisht. Mendimet janë të thella, ndjenjat të forta, por të vështira për t’u shprehur. Në dashuri mund të dalin në sipërfaqe tensione të së kaluarës, dhe kjo ju mban të mbyllur në vetvete. Edhe pse potenciali për transformim është i madh, ndjenja e vetmisë mund të jetë e fortë. Mos i mbysni emocionet, por mos i lini të ju kontrollojnë.
Dashi: Impulsivitet dhe tension në marrëdhënie
Dashi ndodhet përballë Hënës sot, dhe kjo krijon ndjesi përplasjeje në marrëdhënie. Je më i paduruar, i drejtpërdrejtë, por jo gjithmonë i kuptuar. Në dashuri, mund të shfaqen tensione, sidomos nëse përpiqeni të impononi mendimin tuaj. Në familje, një debat i vogël mund të zmadhohet. Sot nuk është dita për përballje, por për reflektim dhe përmbajtje.
Bricjapi : Rigiditeti emocional mund t’ju lodh më shumë se duhet
Bricjapi sot është i ftuar nga universi të zbutet, por nuk e ka të lehtë. Jeni të përqendruar në gjëra praktike edhe kur dita ju kërkon butësi, afeksion dhe relaks. Në dashuri, nuk mjafton që “gjërat të shkojnë mirë” – nevojitet ndjeshmëri. Një gjest i vogël mund të bëjë diferencën, nëse lini pas krenarinë. Hapuni pak më shumë dhe lejoni vetes të ndjeni pa kontrolluar gjithçka , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE