SHËNDET / E Enjte 23 Dhjetor 2021, 01:01

Do mbeteni pa fjalë! Ja arsyet pse duhet të hani u llinj çdo ditë

Ullinjtë klasifikohen fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët. Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht.

Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin. Më poshtë do të gjeni të listuara, përfitimet e rëndësishme që merrni nga konsumi i përditshëm i ullinjve.

Përmirësojnë shëndetin e ko ckave
Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore. Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për ko cka të forta.

Ulin koles terolin
Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.

Largojnë dhi mbjet
Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e infl amacionit dhe dh imbjes.

Antioksidantët
Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve. Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gja kut.

Janë të pasur me bakt ere të mira për stom akun
Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga ba kteret më të mira për stomakun. Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak infl amacion do të kemi në organizëm.

Efikasë kundër rr udhave
Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 përqind.

Ulin rrezikun e di abetit dhe mbip eshës
Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyrna mono-të-pangopura dhe ulin rr ezikun e shfaqjes së dia betit të tipit 2 dhe mbipeshës. Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.

Ulin oreksin e tepërt
Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë ho rmonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur. Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur