Historia si në filma! Ky është shqiptari që u fut nga "ullukët" dhe i vodhi shtëpinë Princit të Anglisë! E pabesueshme çfarë mori

Nga Class• 26 November 2026

Historia si në filma! Ky është shqiptari që u fut nga

Personi që shihni në foto, është Arilen Ndoci, 32 vjeç, i cili së bashku me shqiptarin tjetër,

 Mirgen Doku, 34 vjeç, u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich,

 ku u përballën me akuzat për vjedhje me shkatërrim dhe hyrje të paautorizuar në një pronë të mbrojtur.

Kujtojmë se shqiptarët u arrestuan ditën e hënë, nën dyshimin për tentativë vjedhjeje me thyerje

 dhe hyrje të paautorizuar, pas një depërtimi në rezidencën rurale të Princit Ëilliam të Britanisë dhe bashkëshortes së tij, Kate, njoftoi të martën policia britanike.

Vidhet rezidenca Mbretërore e Princit William, autorët raportohet se janë shqiptarë, në “lupë” e shkuara e tyre
Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë gjashtë butona këmishash dhe një orë, pasi janë ngjitur përmes një tubi kullimi për të hyrë në ndërtesë.

Policia e Norfolkut bëri të ditur se ishte njoftuar mbrëmjen e së hënës, pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë në një pronë të familjes mbretërore në kompleksin Sandringham, në Norfolk, në lindje të Anglisë. Sipas policisë, në momentin e ngjarjes në rezidencë nuk ndodhej askush.

Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur se Ndoci dhe Doku janë shtetas shqiptarë që dyshohet se kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, ku sipas informacioneve të paraqitur në gjykatë, Doku banon në zonën e South Kensington, në Londrën perëndimore, ndërsa Ndoci nuk ka një adresë të përhershme. Ndër të tjera, mësohet se gjithashtu në këtë vjedhje është i përfshirë dhe një person i tretë, por nuk është arrestuar akoma, i shpallur në kërkim.

Hajdutët shqiptarë hynë në shtëpinë e pushimit në fshat të Princit William përmes ullukëve: Ja çfarë përfshin “plaçka” e vjedhur
Gazeta britanike “The Sun” ishte e para që raportoi se policia po hetonte një hyrje me forcë në Anmer Hall, një rezidencë me 10 dhoma gjumi, të cilën Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ua kishte dhuruar Williamit dhe Kate si dhuratë martese në vitin 2011. Vlen për t’u theksuar se Princi William dhe Princesha Catherine nuk jetojnë në Anmer Hall me kohë të plotë, por e përdorin pronën si një vendpushim në fshat gjatë pushimeve dhe në momentin e incidentit prona ishte e pabanuar.

Kanë qenë qentë, dronë dhe një helikopter të cilat erdhën në ndihmë për të kontrolluar zonën përpara se dy burra të arrestoheshin brenda rezidencës mbretërore.