“Hiqini kamerat, na lini të bëjmë seks!”/ Çifti i BBVK 5 i bën kërkesën e pazakontë Vëllait të Madh

Nga Class• 25 November 2026

“Hiqini kamerat, na lini të bëjmë seks!”/

Valdeti dhe bashkëshortja e tij, Valdrina, i kanë bërë një kërkesë të

drejtpërdrejtë Vëllait të Madh gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Çifti ka kërkuar të kalojë momente intime larg kamerave që ndjekin përditshmërinë e banorëve.

“Vëllai i Madh, hiqini kamerat për 30 minuta, na lini të bëjmë seks!”, janë shprehur ata, duke kërkuar privatësi brenda shtëpisë.

Për Valdetin kjo është sfida më e madhe:” Më mirë ta kisha larg sesa ta kem afer dhe t’i rezistoj”

Deklarata e tyre është shpërndarë në rrjetet sociale, ku po qarkullon klipi me kërkesën drejtuar produksionit.

Valdrina hyri fillimisht në shtëpi për një qëndrim 24-orësh pranë bashkëshortit. Më pas, ajo u bë pjesë e garës përkrah Valdetit dhe tashmë të dy konkurrojnë si një banor i vetëm.

Pas bashkimit në këtë përvojë, çifti ka shprehur hapur edhe dëshirën për të pasur kohë vetëm me njëri-tjetrin.