Harrohet Flor Binaj/ Zbulohen EMRAT e propozuar nga demokratët për garën e Tiranës...

Strukturat e Partisë Demokratike janë në garë me kohën për të propozuar emrat për garën e Tiranës.
30 nëntori është afati i vendosur nga Sali Berishës për mbledhjen e propozimeve, ndërsa gazetarja
ka mësuar disa prej emrave që demokratët propozojnë për betejën e kryeqytetit.
Ndonëse, Jorida Tabaku është shprehur që nuk ka ambicien për të qenë kandidate për Bashkinë e kryeqytetit, emri i saj është propozuar nga disa degë.
As emri i mjekut Ilir Alimehmeti nuk mungon, i cili ka mbështetjen jo vetëm të strukturave, por edhe bekimin e Sali Berishës për të qenë ai kandidati zyrtar për Bashkinë e Tiranës.
Në listën e degëve te Tiranës, është edhe emri i Belind Këlliçit, të cilin demokratët duan ta shohin sërish në betejën vendore, ndërsa ndër emrat e tjerë të propozuar janë edhe Klevis Balliu dhe Ethem Aga.
Në fillim të nëntorit, Sali Berisha nisi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve duke kërkuar që brenda 30 nëntorit ti ketë emrat ne tavoline. Pas mbylljes së procesit te hënën pritet të ngrihet një komision seleksionimi i përbërë nga pesë anëtarë që merr ne shqyrtim dokumentacionin brenda 15 ditëve nga përfundimi i aplikimeve. Kandidatët të cilët kalojnë filtrit pritet të marrin më pas dhe miratimin e kryesisë së Partisë Demokratike.
Më të Lexuarat

LAJME
E RËNDË/ Një ‘rast Suarez’ në Kategorinë e Parë, futbollisti i Ilirias tenton të kafshojë kundërshtarin (VIDEO)

LAJME
Ngjarje e frikshme/ Dy shqiptarët qëllojnë me armë policinë, njëri vritet, tjetri në kerkim

LAJME
Humbje për muzikën shqiptare, shuhet një nga emrat e njohur të hip-hopit (EMRI)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Harrohet Flor Binaj/ Zbulohen EMRAT e propozuar nga demokratët për garën e Tiranës...
Strukturat e Partisë Demokratike janë në garë me kohën për të propozuar emrat për garën e Tiranës. 30 në...

LAJME
E RËNDË/ Një ‘rast Suarez’ në Kategorinë e Parë, futbollisti i Ilirias tenton të kafshojë kundërshtarin (VIDEO)

LAJME
Ngjarje e frikshme/ Dy shqiptarët qëllojnë me armë policinë, njëri vritet, tjetri në kerkim

LAJME