E RËNDË/ Një ‘rast Suarez’ në Kategorinë e Parë, futbollisti i Ilirias tenton të kafshojë kundërshtarin (VIDEO)

Nga Class• 27 November 2026

E RËNDË/ Një ‘rast Suarez’ në Kategorinë e

Një episod i shëmtuar është verifikuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12

të Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Ilirisë.

Në minutën e 28 të saj, Futbollisti i Ilirisë Santiago Selmani, në një dyluftim për topin me rivalin e tij,

 Mateo Shanaj e humbi krejtësisht toruan dhe tentoi të kafshojë futbollistin e Pogradecit,

një skenë kjo që të kujton incidentin e Luis Suarez me Giorgio Chiellinin në Botërorin 2014 dhe që ndodhi e gjitha para syve të arbitrit Dyrmishi.

Ky i fundit nuk nuk ngurroi që të ndëshkojë Selmanin me karton të kuq, ndërkohë që Shanajt i tregoi kartonin e verdhë. Vendimi i arbitrit shtoi tensionet, madje u mendua edhe tërheqja e skuadrës së Ilirisë nga fusha e lojës.

Në këtë pikë ndërhyri trajneri Dritan Smajlaj që kërkoi të qetësojë lojtarët e tij, por dhe ai u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshja u ndërpre për për pak kohë, për të rinisur në minutën e 35. Sa për kronikë, Pogradeci në superioritet numerik fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0 dhe ngjitet në krye të klasifikimit në Kategorinë e Parë.

VIDEO e episodit mes Selmanit dhe Shanajt