Goditje për Ramën nga NATO, samiti i 2027-ës i hiqet Tiranës, Reuters: Prapaskenat e përplasjes me SHBA-në

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Shqipërianuk do të presë samitin e NATO-s në vitin2027,
pavarësishtplaneve të mëparshme qëparashikonin organizimin e këtij takimi në Tiranë.
Duke folur të enjten në Dublin, përparanjë takimi të liderëve europianë,
Ramadeklaroi se ende nukka një dakordësi mesvendeve anëtare të Aleancës për kohëne zhvillimit të samitit të ardhshëm.
“Çështja është se ende nuk ka një qëndrim tëpërbashkët për kohën kur do të zhvillohet samiti.Mesiguri, jo në vitin 2027”, u shpreh Rama.
Ai la të hapur mundësinë që Shqipëria ta presë këtë aktivitet në vitin 2028, nëse NATO vendos të organizojënjë samit atë vit.
“Nëse do të ketë një samit në vitin 2028, aido të zhvillohet në Tiranë”, tha kryeministri
Rezervat e SHBA-së dhe shpenzimete mbrojtjes, në qendër të diskutimeve
Në qershor, Reuters raportoi se planet përorganizimin e samitit të NATO-s në Shqipëri gjatëvitit 2027 kishinhyrë në pikëpyetje, për shkak të kundërshtimeve nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësi vetë disa vendeve anëtare lidhur me nivelin e shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.
Ndërkohë, një tjetër faktor që po ndikon në kalendarin e takimeve të Aleancës është diskutimi për t’i dhënë fund praktikës sëzhvillimit të samiteve çdo vit. Një ndryshim i tillë do t’i jepte NATO-s më shumë fleksibilitet në përcaktimin e takimeve të nivelit të lartë.
Diplomatë të cituar nga Reuters kanë bërë të ditur se Aleanca mund të vendosë ende për organizimin e një samiti në vitin 2026, edhe në një afat të shkurtër, por jo në Shqipëri.
NATO konfirmon Shqipërinë si vendin e samitit të ardhshëm, pa përcaktuar datën
Pavarësisht pasigurisë për vitin e organizimit,një zyrtar i NATO-s deklaroi të enjten se Shqipëria mbetete përcaktuar si vendi pritësi samitit të ardhshëm pas takimit të vitit 2026.
“Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohetnë Shqipëri. Vendimi për datën ende nukështë marrë”, deklaroi zyrtari i Aleancës.
Në deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-s në Hagë, në qershor 2025, liderët e Aleancës shprehën pritshmërinë për t’u takuar fillimisht në Turqi në vitin 2026 dhe më pas në Shqipëri.
Megjithatë, në deklaratën e miratuar në samitin e Ankarasë, në korrik të këtij viti,vendet anëtare u mjaftuan me formulimin se presin takimin e ardhshëm, pa specifikuar as datën dhe as vendin e zhvillimit të tij.
Kështu, Shqipëria vijon të mbetet në kalendarin e vendeve pritëse të NATO-s, por organizimii samitit në Tiranë në vitin 2027 nuk është më në plan. Mundësia e zhvillimit të tij nëvitin 2028 mbetet e hapur, në varësi të vendimeve që do të marrë Aleanca për kalendarin e ardhshëm të takimeve.
Më të Lexuarat

LAJME
“Po humbisja kontaktin me realitetin”/ Françeska Murati zbulon periudhën e errët dhe për çfarë është penduar

LAJME
Thellohet përplasja / Rama plan për ta përjashtuar nga partia? Veliaj mund të kandidojë i pavarur për Tiranën, hapësira ligjore që e lejon

LAJME
Video/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Goditje për Ramën nga NATO, samiti i 2027-ës i hiqet Tiranës, Reuters: Prapaskenat e përplasjes me SHBA-në
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Shqipërianuk do të presë samitin e NATO-s në vitin2027, pavarësishtplaneve të më...

LAJME
“Po humbisja kontaktin me realitetin”/ Françeska Murati zbulon periudhën e errët dhe për çfarë është penduar

LAJME
Thellohet përplasja / Rama plan për ta përjashtuar nga partia? Veliaj mund të kandidojë i pavarur për Tiranën, hapësira ligjore që e lejon

LAJME