Thellohet përplasja / Rama plan për ta përjashtuar nga partia? Veliaj mund të kandidojë i pavarur për Tiranën, hapësira ligjore që e lejon

Lufta politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,
dy figurave kryesore të Partisë Socialiste, ka gjasa që të thellohet. Edi Rama e akuzon
Veliajn se ka frymëzuar nga burgu protestat për rrëzimin e tij nga pushteti,
ndërsa Veliaj akuzon Ramën se ka gisht në arrestimin e tij dhe më pas ‘internimin’ në burgun e Fierit.
Më tej Veliaj sfidoi Ramën duke i kërkuar leje SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit. Rama iu përgjigj përmes Blendi Klosit dhe Taulant Ballës, duke i mbyllur derën Veliajt dhe sugjeruar që të merrej me organet e drejtësisë, jo të partisë.
Ndërkaq, me akuzën se fshihet pas protestave kundër qeverisë së tij, Edi Rama mësohet se po shqyrton propozimin për përjashtimin e Veliajt nga partia në mbledhjen e Asamblesë së PS. Bashkë me Veliaj mund të përjashtohen edhe një grup personash, pjesë e PS, të cilët kanë marrë pjesë në protestat për rrëzimin e Ramës. Grupi i tyre mund të konsiderohet si rrethi i Veliajt.
Nga ana tjetër, Erion Veliaj mund të kandidojë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit. Ligji ndal kandidimin për një mandat të katërt, por ky rregull bie kur ndryshon harta territoriale e njësisë vendore. Pa mbështetjen zyrtare të PS, Veliaj ka pak gjasa të konfirmohet për një mandat të katërt, por mund të diktojë fituesin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke i shkaktuar Ramës humbjen e parë të madhe që nga ardhja në pushtet në 2013.
Nëse Veliaj do të ndjekë këtë skenar, Rama ka gjasa ta pengojë kandidimin e tij përmes KQZ-së. Fitorja e kandidatëve të PS-së në Tiranë dhe Durrës do të projektonte edhe një mandat të pestë në zgjedhjet parlamentare të 2029. Në të kundërt, një humbje e mundshme e Bashkisë së Tiranës, pas një viti protestash, do të vendoste në pikëpyetje mbështetjen për pushtetin 13-vjeçar, duke shënuar edhe fillimin e gërryerjes së tij./ Prapaskena
Më të Lexuarat

LAJME
Video/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!

LAJME
Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

LAJME
“Sindroma e Ramës është Omnipotenca”- Fatos Lubonja: I duket vetja se është mbi ligjin! Skandalet e tij nuk i kemi menduar as në ëndrrat më të këqija
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Thellohet përplasja / Rama plan për ta përjashtuar nga partia? Veliaj mund të kandidojë i pavarur për Tiranën, hapësira ligjore që e lejon
Lufta politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dy figurave kryesore të Partisë Soci...

LAJME
Video/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!

LAJME
Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

LAJME