Familja hap dyert e mortit, nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit, por ajo që po bën babai që i mori jetën do iu trondisë

Nga Class• 13 October 2026

Familja hap dyert e mortit, nesër i jepet lamtumira e fundit

Mes lotësh e një dhimbje të papërshkrueshme, mesditën e nesërme,

familja Arifi në Gjilan të Kosovës do të përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre 29-vjeçar,

Bajramin, i cili rreth orës 19:30 të ditës së djeshme u vra nga babai i tij.

Përmes një njoftimi të ndarë pasditen e sotme në rrjet,

 familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore e Bajram Arifit do të mbahet, në mesditën e nesërme në varrezat e fshatit Progjagjë.

“Njoftim Familjarë e miq të nderuar, Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë Bajram Arifi do të bëhet ditën e martë më 13.10.2026 me drekë në varrezat e fshatit Pogragjë. Të pikëlluar, Familja Arifi- Pogragjë.”, shkruhet në njoftimin e bërë nga familjarët.

Ndërkohë, Policia e Kosovës akoma nuk ka rënë në gjurmët e Remzi Arifit, i cili që nga ora 19:30 e ditës së djeshme, pasi vrau djalin, doli nga shtëpia e tij dhe iku me makinë. Aktualisht edhe pse janë bërë më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë që tronditi mbarë vendin.

Ndonëse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, referuar gjetjeve të deritanishme, nuk është zbuluar ndonjë mosmarrëveshje që mund të jetë bërë shkak i sherrit mes babë e bir, që u përmbyll në mënyrë tragjike për këtë të fundit.