ESKALON AGIM BAHTIRI Deputeti i Vetëvendosjes e quan Edi Ramën të pafytyrë dhe thotë se s'ka gjak shqiptari
Nga Class•
12 November 2026
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka eskaluar në reagimin e tij për protestat në Shqipëri,
duke e quajtur kryeministrin Edi Rama “të pabesë” dhe duke i kërkuar dorëheqjen.
Bahtiri ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se Rama “trupin e ka në Tiranë,
e mendjen e frymën në Beograd”.
“Po përgjaket toka shqiptare, nga ai i pabesë!”, ka shkruar deputeti i VV-së, teksa ka akuzuar pushtetin e Ramës për dhunën ndaj studentëve që po protestojnë në Tiranë.
Bahtiri i ka bërë thirrje Policisë së Shqipërisë që ta ndalë dhunën, ndërsa Ramës i është drejtuar me fjalët: “Jep dorëheqje, o i pafytyrë!”
Protestat në Tiranë, të nisura për çështje që lidhen me arsimin, janë përshkallëzuar me kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe përplasje me policinë.



