Sara Mila është e lidhur me...

Deputeti i PD, Gjin Gjoni shprehet se SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm
nuk kanë bërë mjaftueshëm sa duhet për të hetuar korrupsionin në zgjedhje,
teksa iu referua edhe zgjedhjeve parlamentare të 2025.
I ftuar në nje studio televizive, Gjoni tha se ishe OSBE-ODIHR, ai që vuri pikat mbi ‘i’ me raportin
për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke e cilësuar si raportin më të zi në historinë e pluralizmit.Sipas Gjonit, SPAK dhe prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm e kanë hetuar krimin zgjedhor në shifra të papërfillshme, pavarësisht denoncimeve të kandidatëve demokratë në zgjedhjet e 11 majit.
Ligjvënësi demokrat u ndal edhe te thirrja e deputetes socialiste, Sara Mila në SPAK, ku tha se Prokuoria e Posaçme duhet të hetonte dhe të thellohej më shumë në platformat e komunikimit Skai dhe enkro chat, për të kuptuar më shumë ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje.
PD që para nisjes së zgjedhjeve të 11 majit kishte ndërtuar një narrativë se si gjerat do shkonin në procesin zgjedhor. E dinim që me Ramën nuk bëhen zgjedhje, pasi është i lidhur me krimin e bandat në Shqipëri.
Krijimi i task forcës gjatë momenteve parazgjedhore, situata siç ka dalë lakuriq para popullit e ndërkombëtarëve, OSBE-ODIHR, kanë vendosur pikat mbi ‘i’ dhe raporti i 2025 është ndër më të zezat. Partia dhe shteti kishin humbur kufirin ndarës.
Kam bërë kallëzime si një pjesë e kandidatëve për deputetë të PD, ai libri që i është dërguar institucioneve ndërkombëtare, që janë çuar edhe në KQZ, SPAK e prokurori, rezulton që produkti ka qenë zero. Këtë duhet ta themi hapur, nëse marrin vendimmarrjen e KQZ, rezulton se në vetëm 18 raste të shkeljeve të krimit zgjedhor janë vendosur gjoba.Të njëjtën situatë mund të shkojmë edhe me prokuroritë e rrethit e SPAK, rezulton që një nga 3 kriteret e hetimit të SPAK, ka krimin zgjedhor e shitblerjen e votës, dhe rastet janë me gishta dore. Situata që raportohet nga Oseb-Odihr është në nivele alarmante.
Një rastësi fakti që Sara Mile është para SPAK, rezulton që është një hetim që devijon nga skai ecc dhe encro chat. Se ka në lidhje me këto dy platforma të grupeve kriminale por edhe lidhjeve të tyre me qeverinë e politikën, rezulton se ka një stopim, s’ka avancim në raport me këto dy platforma.
Kjo ka dalë nga këqyrja e këtyre platformave, në rast se do avancohet më shumë, rastet e lidhjet e krimit të organizuar, janë 28 deputetët janë produkt i krimit, mazhoranca e sotme do ishte një pozitë opozite.



