“Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjime nga dosja e tij: Grupi im kriminal...

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një pjesë nga përgjimet ambientale të kryera
ndaj Meridian Sulajt, Avdul Sulajt dhe Klardi Sulajt, pjesë e grupit “Habilaj”.
Në këtë përgjim, ata dëgjohen duke folur për “Audit” që Saimir Tahiri i ka shitur Artan Habilajt.
Por në këtë përgjim, ata dëgjohen duke thënë se Tahiri është kryeministër,
fakt me të cilin ish-ministri bën ironi, duke thënë se “grupi i tij e njihte aq mirë, sa e dinte se ishte kryeministër”.
“Sa mirë mund ta njohësh partnerin… në krim? Mua, për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…”, shkruan Tahiri.
Pjesë nga përgjimet e publikuara:
Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë.
Avdul Sulaj: Ëëë
Meridian Sulaj: Vetëm ata.
Avdul Sulaj: Po mirë, ata kanë tagra të veçanta.
Meridian Sulaj: Ëëë, targa të veçanta… 03 e ka Artani, që ia dha ai…
Klardi Sulaj: Kush Artan?
Meridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë, ai kryeministri, o vëlla… Ça është ai…
Avdul Sulaj: Saimiri.
Meridian Sulaj: Saimir Tahiri. 01 e ka presidenti, 02 e ka kryeministri, 03 e ka Saimiri.
Klardi Sulaj: Është ministër i Brendshëm.
I paidentifikuar: Targat e shtetit, kur shiten, u hiqet targa.
Meridian Sulaj: Ore, ai ia ka dhënë me gjithë dokumentet Artanit… I hiqet, thotë.
Kujtojmë se Tahiri ka paralajmëruar se prej disa kohësh është duke punuar për një dokumentar, ku do të sjellë të gjithë historinë e tij, nga politika te burgosja.
Më të Lexuarat

LAJME
Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn/ Tregon si u njohën

LAJME
Zbulohet opinionistja e “Big Brother VIP Albania 6”, kush rikthehet në panel?

LAJME
Një ditë para protestës kombëtare, Rama miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjime nga dosja e tij: Grupi im kriminal...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një pjesë nga përgjimet ambientale të kryera ndaj Meridian Sulajt, Avdul Sulajt dh...

LAJME
Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn/ Tregon si u njohën

LAJME
Zbulohet opinionistja e “Big Brother VIP Albania 6”, kush rikthehet në panel?

LAJME