Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn/ Tregon si u njohën

Pas javësh aludimesh për një romancë mes Elvana Gjatës dhe Elson Bajrakurtajt,
Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që duket se konfirmon lajmin e shumëpërfolur
për jetën sentimentale të këngëtares.
I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, aktori dhe producenti ka folur për marrëdhënien mes dyshes, duke zbuluar edhe detaje nga njohja e tyre.
Gjatë intervistës, Ermali u pyet nëse Elvana dhe Elsoni ishin njohur gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku të dy kanë qenë pjesë e kastit.
Në këtë film, Elson Bajrakurtaj interpreton ish-të dashurin e Emës, personazhit të luajtur nga Elvana Gjata.
“Po patjetër, aty u njohën. Nuk mund të them që janë dashuruar në set, ajo patjetër ka ndodhur më vonë”, u përgjigj Mamaqi, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre romantike kishte nisur pas përfundimit të njohjes në sheshxhirim.
Ai foli gjithashtu me vlerësime për të dy, duke theksuar se janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.
“Shiko, ata janë shumë të mirë që të dy edhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, u shpreh Ermali.
Por gjatë intervistës u prek edhe një tjetër temë që ka qarkulluar së fundmi në mediat rozë: shtatzënia e mundshme e Elvana Gjatës.
I pyetur nëse këngëtarja është në pritje të ëmbël, Mamaqi u përgjigj me humor, duke treguar se nuk kishte dijeni për diçka të tillë.
“Me sa di unë, jo. Tani unë testin e shtatzënisë s’ia kam bërë, por…”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura me përgjigjen e tij.
Kujtojmë se dyshimet për një lidhje mes Elvanës dhe Elson Bajrakurtajt nisën të qarkullonin rreth një muaj më parë, pasi ky i fundit publikoi në Instagram Story një fotografi ku shfaqej krah këngëtares gjatë një eventi.
Fotografia nxiti diskutime për një marrëdhënie që mund të shkonte përtej miqësisë dhe bashkëpunimit profesional.
Deri më tani, as Elvana Gjata dhe as Elson Bajrakurtaj nuk kanë bërë një konfirmim publik të romancës së përfolur.
Megjithatë, deklaratat e Ermal Mamaqit, i cili njihet për miqësinë e tij të afërt me këngëtaren, i kanë dhënë më shumë peshë lajmeve për lidhjen mes tyre, duke zbuluar se njohja e dyshes ka nisur pikërisht gjatë realizimit të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”.
Më të Lexuarat

LAJME
Zbulohet opinionistja e “Big Brother VIP Albania 6”, kush rikthehet në panel?

LAJME
Një ditë para protestës kombëtare, Rama miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet

LAJME
Paratë do të vijnë më lehtë në dhjetor, zbuloni 3 shenjat më me fat të horoskopit
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn/ Tregon si u njohën
Pas javësh aludimesh për një romancë mes Elvana Gjatës dhe Elson Bajrakurtajt, Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë ...

LAJME
Zbulohet opinionistja e “Big Brother VIP Albania 6”, kush rikthehet në panel?

LAJME
Një ditë para protestës kombëtare, Rama miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet

LAJME