EKSKLUZIVE/ Çfarë ndodhi te Trauma!!? Dalin detajet e pabesueshme, thuhet se aty ka …

Nga Class• 19 October 2026

EKSKLUZIVE/ Çfarë ndodhi te Trauma!!? Dalin detajet e pabesueshme,

Disa foto dhe video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku pretendohet se Spitali i Traumës

 ka mbetur pa energji elektrike, kanë sjellë reagimin e drejtoreshës së këtij institucioni, Edlira Bode.

E kontaktuar nga Newsbomb.al, Bode sqaroi se bëhej fjalë për një avari të përkohshme

në njërën prej linjave të furnizimit me energji elektrike,

ndërsa theksoi se linja tjetër u vu menjëherë në funksion.

Drejtoresha bëri të ditur gjithashtu se për shërbimet kritike të spitalit ka edhe gjeneratorë, të cilët mundësojnë furnizimin me energji në raste të tilla.

“Spitali ka dy linja paralele furnizimi me energji nga OSHE. Ndodhi që ra njëra, por u vendos në funksion menjëherë tjetra. Në çdo rast, për shërbimet kritike kemi edhe gjeneratorë”, u shpreh Edlira Bode për Newsbomb.al.