Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal asnjë …

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar me një fjalë të drejtpërdrejtë
kryebashkiakut Erion Veliaj, nga punimet e Asamblesë së Tiranës,
duke i thënë se ai mund të mos ketë më vend në parti nëse vazhdon me të njëjtën sjellje
Ai tha për herë të parë se me porosi të Erion Veliaj (e la të nënkuptohej)
funksionarë të lartë në Bashkinë e Tiranës dhe punonjës të thjeshtë po largohen nga puna, sepse nuk zbatojnë porositë nga qelia.
“Kush do të sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, me detyrat ndaj familjes tonë politike dhe borxhet ndaj atyre që na kanë besuar drejtimin e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ka më vend në këtë familje politike. Çdo drejtuesi dhe çdo hallke të Bashkisë së Tiranës, ju them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga lart, me motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet dhe as nuk do të falet”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama tregoi se Elona Lalaj, shefe e Policisë Bashkiake në Bashkinë e Tiranës, është larguar nga puna “me urdhër nga lart”, ndaj raste të tilla nuk do të tolerohen më as për ata që i japin dhe as për ata që i zbatojnë.
“Po si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si drejtues të tjerë, se nuk u bëjnë llakje e shere (like-share) dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik. Apo se nuk gëzon mbështetjen e avokatit të tij”, tha ai.
Edi Rama përsëriti para anëtarëve të Asamblesë së PS-së në Tiranë mesazhin se do të gjykohet me ashpërsinë më të madhe politike kushdo që zbaton urdhrat e Erion Veliaj, ndërsa për këtë të fundit tha se uron që ta kuptojë që është gabim.
“E përsëris: Unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën, por uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, ditë e natë, në raport me mua dhe Partinë Socialiste. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do ta zbatojë këtë kuturisje qorre ndaj njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë publikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin dhe qytetarë demokratë që punojnë në Bashkinë e Tiranës”, vijoi Edi Rama.
Më të Lexuarat

LAJME
Vetëvr*tet me armë zjarri ish-kreu i Policisë, po hetohej për masakrën e ku mbeti i vdekur gjyqtari ...

LAJME
“69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

LAJME
Rama jep lajmin e mirë të mbrëmjes për pensionistët: Dyfishohet vetëm për …
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Edi Rama nuk e toleron më Erion Veliajn, ua bën të qartë “besnikëve” të tij në Bashkinë e Tiranës: Nuk do të fal asnjë …
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar me një fjalë të drejtpërdrejtë kryebas...

LAJME
Vetëvr*tet me armë zjarri ish-kreu i Policisë, po hetohej për masakrën e ku mbeti i vdekur gjyqtari ...

LAJME
“69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

LAJME