Edi Rama jep urdherin e fortë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste,
e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.
Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet,
në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.
Asambleja e PS-së po zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve janë organizimi i brendshëm, drejtimi politik në qarqe dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.
Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste, mes debateve politike dhe qëndrimeve të fundit të disa prej figurave të saj, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë se drejtues politikë për Tiranën më parë kanë qenë Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Ndërsa Elisa Spiropali ka drejtuar një njësi në Tiranë, sikurse edhe Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Blerina Gjylameti etj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë një pjesë të fjalimit që ka përgatitur për punimet e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke theksuar se ajo është më e madhe se kryetari ndaj dhe duhet të aktivizohen procedurat statutore për largimin e Edi Ramës.
“Partia Socialiste është më e madhe se Kryetari i saj! Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova Asamblesë Kombëtare të PS-së me një fjalim për atë që ishim, atë që jemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë. Quo Vadis, PS?
Pse kemi zëvendësuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale?
Në fjalimin tim kërkoj debat të hapur, llogaridhënie për mënyrën e drejtimit të partisë dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
Më herët, ai i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, ku ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në punimet e sotme të Asamblesë Kombëtare dhe për të shprehur hapur kritikat e tij për Edi Ramën.
“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij”, shkruan Veliaj, ndërsa ka publikuar dhe fjalimin e plotë për kolegët e partisë.
Më të Lexuarat

LAJME
Edi Rama kthen përmbys Kupolën e Partisë! Dalin detajet nga salla Sekrete, ja çfarë po ndodh që do njoftohet me urgjencë

LAJME
Të gjithë duartrokasin Ramën, por jo Belinda Balluku! Ish ministrja bën veprimin misterioz me duar! Mesazh i Koduar që…(video)

LAJME
Zbulohen VENDIMET e Ramës në Asamble/ Shkarkon Erion Veliajn si drejtues politik i Tiranës, vendosen...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Edi Rama jep urdherin e fortë
Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi ...

LAJME
Edi Rama kthen përmbys Kupolën e Partisë! Dalin detajet nga salla Sekrete, ja çfarë po ndodh që do njoftohet me urgjencë

LAJME
Të gjithë duartrokasin Ramën, por jo Belinda Balluku! Ish ministrja bën veprimin misterioz me duar! Mesazh i Koduar që…(video)

LAJME