Të gjithë duartrokasin Ramën, por jo Belinda Balluku! Ish ministrja bën veprimin misterioz me duar! Mesazh i Koduar që…(video)

Një moment që ka rënë në sy është regjistruar gjatë hyrjes së kryeministrit
Edi Rama në sallën ku po mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Në një video të siguruar nga brenda sallës, shihen anëtarët e Asamblesë
teksa ngrihen dhe duartrokasin në momentin e hyrjes së Ramës.
Ndryshe vepron ish zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila qëndron e ftohtë, duke mos iu bashkuar duartrokitjeve te të tjerëve.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ndalur te raporti i fundit i Komisionit Europian për zgjerimin, duke e cilësuar rekomandimin për Shqipërinë si historik.
Rama tha se në raportin e fundit të KE-së është përfshirë një formulim që, sipas tij, nuk ka marrë vëmendjen e duhur, pavarësisht rëndësisë që ka për procesin e integrimit europian të vendit.
Kreu i qeverisë iu referua rekomandimit që Shqipëria të nisë gjatë vitit 2027 përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“KE ka bërë një rekomandim historik për Shqipërinë. Jo vetëm që vendi ecën në rrugën e duhur si shtet dhe drejt BE-së, por i rekomandohet Shqipërisë që gjatë vitit 2027 të nisë përgatitjet për të hartuar traktatin e anëtarësimit në BE”, u shpreh Rama.
Ai e përshkroi këtë zhvillim si një moment të ri për procesin europian të Shqipërisë, duke thënë se anëtarësimi, që deri dje dukej si një perspektivë e largët, sot është më i prekshëm.
“Sot Europa është e prekshme në sy, përmes vetë gishtit të KE-së, që tregon se ky është momenti për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe klimën politike në vend, duke pretenduar se Shqipëria po përballet me presion dhe instrumentalizim politik të çështjes së arsimit, si dhe me protesta dhe atë që ai e cilësoi si ofensivë dhune kundër qeverisë.
Kryeministri argumentoi se këto zhvillime, sipas tij, nuk duhet të lënë në hije vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Më të Lexuarat

LAJME
Zbulohen VENDIMET e Ramës në Asamble/ Shkarkon Erion Veliajn si drejtues politik i Tiranës, vendosen...

LAJME
Ish-banorja e BBV nënë së shpejti? Rike Roçi tregon detaje nga jeta personale: Deri në fund të vitit do kemi lajme

LAJME
Fundi tragjik i 13-vjeçares së zhdukur në Berlin, gjendet e lidhur në një shtëpi të braktisur, pranë saj 22-vjeçari i plagosur
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Të gjithë duartrokasin Ramën, por jo Belinda Balluku! Ish ministrja bën veprimin misterioz me duar! Mesazh i Koduar që…(video)
Një moment që ka rënë në sy është regjistruar gjatë hyrjes së kryeministrit Edi Rama në sallën ku po mba...

LAJME
Zbulohen VENDIMET e Ramës në Asamble/ Shkarkon Erion Veliajn si drejtues politik i Tiranës, vendosen...

LAJME
Ish-banorja e BBV nënë së shpejti? Rike Roçi tregon detaje nga jeta personale: Deri në fund të vitit do kemi lajme

LAJME