E papritur në BBVK 5: Këngëtarja e njohur hyn sonte në shtëpi!

Nga Class• 18 November 2026

E papritur në BBVK 5: Këngëtarja e njohur hyn sonte në

Një e papritur i pret banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 mbrëmjen e sotme,

pasi dinamikave të përditshme do t’u shtohet një atmosferë ndryshe.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, do të hyjë brenda ambienteve të shtëpisë

 më të famshme për të zhvilluar një koncert për konkurrentët.

Ajo pritet të interpretojë disa nga hitet e saj më të njohura ndër vite, duke u dhënë mundësinë banorëve të shkëputen për pak nga rutina dhe tensionet e garës.

Lajmi është konfirmuar përmes faqeve zyrtare të spektaklit në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe posteri paralajmërues. Sipas njoftimit zyrtar, koncerti është parashikuar të nisë rreth orës 22:00.