E konsideron të padrejtë eliminimin nga BBVK 5, reagon për herë të parë banorja e njohur

Nga Class• 25 November 2026

E konsideron të padrejtë eliminimin nga BBVK 5, reagon për

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 5” gjatë spektaklit të së hënës,

Jona ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Instagram,

ku ka ndarë emocionet dhe përshtypjet e saj lidhur me përfundimin e këtij rrugëtimi.

Ish-banorja fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur,

duke treguar se nuk e kishte pritur një dashuri kaq të madhe nga publiku.

Megjithatë, Jona nuk e ka fshehur pakënaqësinë për mënyrën se si përfundoi aventura e saj në këtë format, duke e cilësuar nominimin dhe eliminimin si të padrejtë.

“Sa i përket nominimit edhe mënyrës qysh përfundoi rrugëtimi jem, me qenë e sinqertë, i kom përjetu si shumë të padrejta. Por, në fund të fundit, kjo është loja dhe duhet me e pranu ashtu qysh ka ardhë”, ka shkruar ajo.

Jona ka pranuar se dy javët e para brenda shtëpisë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira emocionalisht për të, ndërsa është shprehur e penduar që nuk pati mundësinë të tregonte potencialin e saj të vërtetë.

Ajo gjithashtu ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer nga disa persona, për të cilët kishte menduar se ia dëshironin të mirën.

Pavarësisht kësaj, ish-banorja ka theksuar se dëshiron ta shohë këtë eksperiencë pozitivisht, duke e konsideruar largimin nga Big Brother jo si një fund, por si fillimin e diçkaje të re.

“Ju ve ju kam borxh me e pa Jonën në versionin e saj ma të plotë, ashtu qysh jam në të vërtetë”, ka përfunduar ndër të tjera ajo.

Shiko këtë postim në Instagram