E fundit! I thyen këmbën të riut dhe e morën hopa! 4 policëve dhe shefit të tyre u ndodh e pabesueshmja sonte (Foto)

Reagim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë,
teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë
mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.
Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.
Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.
Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.
Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre.
Top Channel
Më të Lexuarat

LAJME
E fundit! Policia rr*thon avokatin Altin Goxhaj dhe e dh*nojnë, dalin pamjet e rënda, më pas e cojnë në... (video)

LAJME
E pabesueshme! Si nëpër filma, rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte (Video)

LAJME
Nga qelia e burgut, Ilir Meta thirrje shqiptarëve: Të gjithë, bashkohuni me protestën e studentëve!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E fundit! I thyen këmbën të riut dhe e morën hopa! 4 policëve dhe shefit të tyre u ndodh e pabesueshmja sonte (Foto)
Reagim i Policisë së Shtetit Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmb...

LAJME
E fundit! Policia rr*thon avokatin Altin Goxhaj dhe e dh*nojnë, dalin pamjet e rënda, më pas e cojnë në... (video)

LAJME
E pabesueshme! Si nëpër filma, rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte (Video)

LAJME