E pabesueshme! Si nëpër filma, rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte (Video)

Nga Class• 14 October 2026

E pabesueshme! Si nëpër filma, rinia rreh policin me skafandër

Protesta e sotme në kryeqytet po dhuron skena që vështirë se i sheh edhe në filmat me aksion.

Situata në terren ka marrë një kthesë krejtësisht të papritur dhe paksa komike,

 ku rolet janë përmbysur plotësisht brenda pak sekondave.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet se si një efektiv policie, i blinduar nga kokat te këmbët,

 me skafandër, parzmore e të gjitha pajisjet “super-heroike”, u nis me vrull për të ndjekur një grup të rinjsh.

 Por, siç duket, llogaritë i kishte bërë keq.

Në vend që të vazhdonin vrapin, të rinjtë vendosën të zbatonin strategjinë e kthesës së rrufeshme: u kthyen mbrapsht, e rrethuan efektivin duke e dhunuar brutalisht. Skafandra me sa duket i shërbeu efektivit më shumë për të mbrojtur fytyrën nga demtimet me te renda.

Mesa duket ditën e sotme të rrinjtë e nxorën jashtë skenarit protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit duke shkatërruar gjithçka që u dilte përballë.