Del në "skenë" Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…

Nga Class• 29 October 2026

Del në "skenë" Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes

së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë.

Në të njëjtën kohë edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë,

 duke kundërshtuar vendimin që e dënoi Tahirin vetëm për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçme kërkon që ish-ministri të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar një dënim prej 12 vitesh burg. Të dyja palët kanë paraqitur rekurs në vitin 2022.

Apeli i Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg. Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Tahiri u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit, pa e shlyer të gjithë masën e dënimit, për shkak të rrethanave familjare.