Çfarë po hedhin autobotët e policisë mbi protestuesit? Ngrihen akuza të forta se...

Nga Class• 23 October 2026

Çfarë po hedhin autobotët e policisë mbi protestuesit?

Aktivistja Inida Gjata ka ngritur akuza lidhur me përbërjen e ujit që

përdoret nga autobotët e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve gjatë tubimeve në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Gjata pretendoi se analizat e kryera

 në një laborator në Gjermani kanë evidentuar praninë e substancave me

potencial kancerogjen në një kampion uji të marrë nga terreni.

Sipas saj, kampioni është mbledhur rreth 40 ditë më parë, pas përdorimit të autobotëve gjatë protestave. Aktivistja deklaroi se fillimisht ishte kërkuar kryerja e analizave në laboratorë në Tiranë, por këta të fundit kishin refuzuar ta ekzaminonin.

Për këtë arsye, sipas Gjatës, kampioni është dërguar në një laborator të specializuar në Gjermani, nga ku ajo pretendon se janë marrë edhe dokumentet që vërtetojnë rezultatet e analizave.

Çfarë po hedhin autobotët e policisë mbi protestuesit?

Gjatë intervistës, aktivistja kritikoi gjithashtu mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë protestat, duke shprehur shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve që marrin pjesë në to.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë ndaj këtyre akuzave dhe nëse do të kryhen analiza zyrtare për të sqaruar përbërjen e ujit të përdorur gjatë protestave.