VIDEO/ E pëson keq fansi që tentoi të puthë me forcë Xhensila Myrtezajn

Nga Class• 23 October 2026

VIDEO/ E pëson keq fansi që tentoi të puthë me forcë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është përballur me një situatë të pakëndshme

gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, pasi një fans ka tentuar ta puthë

pa dëshirën e saj teksa ajo po performonte pranë publikut.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur një i ri zgjat dorën,

e kap këngëtaren pas kokës dhe përpiqet ta afrojë drejt vetes për ta puthur.

Xhensila ka reaguar menjëherë, duke ia larguar dorën dhe duke u tërhequr disa hapa pas. E irrituar nga veprimi i papritur, ajo ka ndërprerë për pak çaste këngën dhe i është drejtuar të riut me fjalët: “Kadal, kadal more!”

Situata ka shkaktuar të qeshura mes disa personave të pranishëm në publik, ndërsa këngëtarja nuk e ka fshehur pakënaqësinë për sjelljen e fansit.

Megjithatë, pas këtij momenti, Xhensila ka vendosur të vazhdojë performancën, duke mos lejuar që incidenti të ndërpriste koncertin.