Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës: Nuk jemi institucion në varësi të kryeministrit

TIRANË — Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit
Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës,
duke theksuar se ky institucion nuk është në varësi të kryeministrit dhe
se autonomia e tij garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015.
Në reagim dënohen ndërhyrjet politike në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presioni publik ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.
“Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015. Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale”, thuhet në deklaratë.
Më tej, Bashkia e Tiranës shpreh shqetësimin se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi bashkinë, duke kërkuar ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues.
“Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioze se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë. Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do t’u shërbejë deri në fund zgjedhësve të saj”, përfundon deklarata e Bashkisë së Tiranës.
Më të Lexuarat

LAJME
Erion Veliaj shkarkon mbështetësit e Ramës në Bashkinë e Tiranës. Firmos vendimin për kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve

LAJME
Administrata Trump publikon dosjet qeveritare mbi misterin e Bigfoot-it, vëzhgimet e një biologu amerikan mbi gjurmët e gjetura në pyjet e Uashingtonit

LAJME
Lajm i mirë për 10 mijë familje shqiptare/ Rama: Vitin tjetër do ...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës: Nuk jemi institucion në varësi të kryeministrit
TIRANË — Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen...

LAJME
Erion Veliaj shkarkon mbështetësit e Ramës në Bashkinë e Tiranës. Firmos vendimin për kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve

LAJME
Administrata Trump publikon dosjet qeveritare mbi misterin e Bigfoot-it, vëzhgimet e një biologu amerikan mbi gjurmët e gjetura në pyjet e Uashingtonit

LAJME