Erion Veliaj shkarkon mbështetësit e Ramës në Bashkinë e Tiranës. Firmos vendimin për kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur shkarkimin nga
detyra të kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri,
si dhe të drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve, Zhaneta Beqiri,
vendim ky i fundit që lidhet me pretendime për shkelje me dëme ekonomiko-financiare
të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Paralelisht me këto lëvizje, raportohet se në proces largimi nga detyra ndodhet edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake të kryeqytetit, Elona Lalaj, duke thelluar përplasjen politike dhe institucionale brenda drejtimit të bashkisë.
Çështja e largimit të Elona Lalajt solli një reagim të ashpër të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste për Tiranën këtë të shtunë, ku kreu i qeverisë e lidhi këtë vendim me faktin se drejtuesja e Policisë Bashkiake nuk kishte pëlqyer dhe shpërndarë në rrjetet sociale postimet e kryebashkiakut. Rama paralajmëroi ndëshkim të rreptë politik për këdo në administratën e kryeqytetit që zbaton shkarkime arbitrare ndaj punonjësve dhe drejtuesve, duke e cilësuar qasjen e Veliajt si një gabim të vazhdueshëm në raport me të dhe me Partinë Socialiste.
“Po si mund largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si dhe të tjera e të tjerë, drejtues dhe punonjës në hierarkinë e bashkisë së Tiranës, pse nuk u bëjnë like e share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij? E përsëris, unë nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe çfarë ai bën, por vetëm uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, ditë e natë, në raport me mua dhe në raport me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Po ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në bashkinë e Tiranës që do ta zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familjeje, qofshin shërbëtorë publikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës. E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për ecurinë e punëve të qeverisë vendore, të cilin ne do ta zgjidhim vetëm në 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Europës”, deklaroi kryeministri Edi Rama.


Më të Lexuarat

LAJME
Administrata Trump publikon dosjet qeveritare mbi misterin e Bigfoot-it, vëzhgimet e një biologu amerikan mbi gjurmët e gjetura në pyjet e Uashingtonit

LAJME
Lajm i mirë për 10 mijë familje shqiptare/ Rama: Vitin tjetër do ...

LAJME
Shqipëria një hap më pranë Europës, Komisioni Evropian kërkon të heqë …
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Erion Veliaj shkarkon mbështetësit e Ramës në Bashkinë e Tiranës. Firmos vendimin për kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur shkarkimin nga detyra të kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Ter...

LAJME
Administrata Trump publikon dosjet qeveritare mbi misterin e Bigfoot-it, vëzhgimet e një biologu amerikan mbi gjurmët e gjetura në pyjet e Uashingtonit

LAJME
Lajm i mirë për 10 mijë familje shqiptare/ Rama: Vitin tjetër do ...

LAJME