Ardit Gjebrea ne SPAK, dalin detajet

Është zbuluar arsyeja e paraqitjes së prezantuesit dhe producentit
Ardit Gjebrea në SPAK. Sipas gazetarit Elton Qyno arsyeja e thirrjes
së Gjebreas në Prokurorinë e Posaçme janë bërë kontratat sponsorizuese të lidhura me Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani nuk ka akoma një informacion zyrtar në lidhje me paraqitjen e Gjebreas në SPAK, ditën e sotme.
Megjithatë, të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, nxjerrin në pah se Ardit Gjebrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës.
Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë rezulton t’i ketë dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.
Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.
Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.
Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë. Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.
Megjithatë, detaje më të plota dhe të konfirmuara për paraqitjen e Gjebreas në SPAK pritet të dalin në vijim. Vlen për t’u theksuar se deri në këto momente që raportojmë, që është bërë gati një orë kur Gjebrea mbërriti në SPAK, nuk ka akoma detaje nëse producenti ka dalë apo jo nga Prokuroria e Posaçme.
Më të Lexuarat

LAJME
Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Vlorë, e denoncuan 7 vajza për ngacmime seksuale brenda në shkollë

LAJME
Astrit Suli, shqiptari nga Berati qe la emigrimin ne Greqi per t;iu bashkuar UÇK-së dhe ra dëshmor në Kosovë

LAJME
Ne vendin me mijra shqiptare, autobusi i shkollës del nga rruga dhe përfundon në kanal
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Xhani merret në pyetje për vrasjen e nënës së tij, çfarë rrëfeu në sallën e gjyqit
Akuzohet se masakroi nënën me thikë në Itali, 21-vjeçari shqiptar merret në pyetje, por nuk jep asnjë motiv bindës ...

LAJME
Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Vlorë, e denoncuan 7 vajza për ngacmime seksuale brenda në shkollë

LAJME
Astrit Suli, shqiptari nga Berati qe la emigrimin ne Greqi per t;iu bashkuar UÇK-së dhe ra dëshmor në Kosovë

LAJME