Andi Bushati befason: Ja pse kreu i ri i SPAK nuk do e arrestojë Edi Ramën, ja 'nderet' e mëdha që i ka bërë

Nga Class• 28 October 2026

Andi Bushati befason: Ja pse kreu i ri i SPAK nuk do e arrestojë Edi

Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe

aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Gjatë emisionit “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai deklaroi se skepticizmi

publik ndaj drejtësisë së re mbetet i thellë, ndërsa “asnjë prokuror nuk e imagjinon dot hetimin e Ramës”.

Sipas Bushatit, edhe kreu i ri i SPAK-ut nuk e ka nisur me bilanc pozitiv, pasi në të kaluarën është përfshirë në çështje ku, sipas tij, është shmangur përgjegjësia e kryeministrit, si dosja e inceneratorëve dhe ajo e zgjedhjeve në Dibër.

Bushati: Të thuash këtë, do të thotë të dalësh me një qëndrim të qartë që për SPAK-un nuk ka të paprekshëm. Dhe unë nuk besoj se ka sot një prokuror të SPAK-ut që jo ta thotë me gojë, po ta imagjinojë që nuk ka të paprekshëm. Vetë kryeprokurori, i sapozgjedhur, ka rekorde shumë të këqija në raport me Edi Ramën. Që nga falja e Ramës për inceneratorët e që nga…