Aleksandër Gjoka bëhet nostalgjik, publikon foton e rrallë nga rinia te Shallvaret (FOTO)

Nga Class• 27 November 2026

Aleksandër Gjoka bëhet nostalgjik, publikon foton e rrallë nga

Një fotografi e vjetër ka rikthyer kujtimet e rinisë për këngëtarin Aleksandër Gjoka.

Me një postim në Instagram ai është bërë nostalgjik me një foto të realizuar në vitet 1992-1993,

në një prej lagjeve më të njohura të Tiranës kur jetonte në Shallvare, lagjia në të cilën dhe është rritur.

Krahas fotografisë, Gjoka ka kujtuar edhe shokët e asaj kohe, duke i përmendur një nga një:

Albert Skendaj, Alfred Shehu, Leonard Leskaj, Ad Mita, Anton Perolli, Dritan Gonxhe dhe David Sykaltri, siç e thërriste ai.

“Lagjia ku jemi rritur që në vegjëli (Shallvare)”, shkruan këngëtari në postimin e tij, ndërsa bën të ditur se fotografia është realizuar nga Gjergj Rusi.

Një kujtim i bukur nga vitet e rinisë, që na kthen për pak çaste në Tiranën e fillim viteve ’90.