25 vjeçari i merr jetën të dashurës shqiptare, dhe me pas shkon tek ura e autostradës dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka vrarë partneren e tij 23-vjeçare
me origjinë shqiptare dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë në autostradën A1.
Viktima është identifikuar si Ionela Miruna Girneata, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Andrea Nardini.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 26 nëntor, në Ponte Buggianese, në provincën e Pistoias.
Sipas mediave italiane, 23-vjeçarja dyshohet se është goditur disa herë në kokë me një girë dore, pajisje që përdoret për ushtrime fizike.
Rreth orës 08:30, Nardini telefonoi numrin e emergjencës 112, duke njoftuar për vdekjen e partneres. Gjatë telefonatës, ai kërkoi që policia të mbërrinte në banesë përpara se trupin ta gjenin gjyshërit e tij, ndërsa paralajmëroi se kishte ndërmend t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Pak më vonë, autoritetet lokalizuan automjetin e 25-vjeçarit, një Alfa Romeo Giulietta blu, pranë viaduktit Lora, në autostradën A1. Sipas raportimeve, ai i kishte vënë flakën makinës përpara se të hidhej nga ura.
Bëhet fjalë për të njëjtin segment ku, më 3 shtator, humbi jetën edhe Lorena Isceri, pasi ish-partneri i saj, Federico Vella, e kishte rrëmbyer dhe lidhur në bagazhin e automjetit përpara se ta hidhte nga ura.
Ionela dhe Andrea njiheshin që nga koha e shkollës dhe bashkëjetonin prej rreth gjashtë vitesh. Një nga pistat që po hetohet nga autoritetet është mundësia që 23-vjeçarja të kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies.
Në banesë janë konstatuar shenja që mund të tregojnë për një përleshje mes tyre. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Më të Lexuarat

LAJME
Rama i tmerruar për protestën e 28 nentorit , ja çfarë po planifikon për nesër

LAJME
Nesër protesta kombëtare në Tiranë, Ambasada e SHBA del me njoftimin URGJENT dhe tregon se ...

LAJME
Gripi dhe 3 viruse të tjera pushtojnë Europën/ Ekspertët zbulojnë grupet më të rrezikuara dhe masat që duhen marrë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
25 vjeçari i merr jetën të dashurës shqiptare, dhe me pas shkon tek ura e autostradës dhe
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka vrarë partneren e tij 23-vjeçare me...

LAJME
Rama i tmerruar për protestën e 28 nentorit , ja çfarë po planifikon për nesër

LAJME
Nesër protesta kombëtare në Tiranë, Ambasada e SHBA del me njoftimin URGJENT dhe tregon se ...

LAJME