Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

Nga Class• 15 November 2026

Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i

Studentja Anjeza Marku, aktiviste në protestën e studentëve dhe qytetarëve, e ftuar në News24,

 foli për protestën e madhe kombëtare, që pritet të mbahet më 28 Nëntor.

Marku u shpreh se urojmë që “ky të jetë Nëntori i Tretë e Rama të ikë”.

Sipas tij, Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar.

“Ka gjithmonë komunikime me shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Është shumë e rëndësishme mbështetja e diasporës, sepse ne e dimë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Urojmë që të jetë Nëntori i Tretë dhe Rama të japë dorëheqjen. Kështu, do të festonim 28 Nëntorin, një ditë feste, ku vendi është i çliruar nga këto persona, që i kanë bërë keq Shqipërisë.

Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve janë krejtësisht të paligjshme, sidomos në protestat që kanë qenë paqësore. Gjobat e paligjshme nuk do na ndalin”,- tha Marku.