Tragjedi në Greqi, burri përplas për vdekje me kamion gruan e tij 50 vjeçe

Nga Class• 15 November 2026

Tragjedi në Greqi, burri përplas për vdekje me kamion gruan e tij

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, më 15 nëntor, ndërsa çifti kishte dalë për të mbledhur dru.

Sipas informacioneve paraprake, në rrethana ende të paqarta,

gruaja ka përfunduar nën rrotat e automjetit dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Bashkëshorti i saj është arrestuar nga autoritetet greke,

 ndërsa policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

Trupi i pajetë i 50-vjeçares pritet të transportohet fillimisht në Volos dhe më pas në Larisa, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.