Aksident në Elbasan, plag*sen nënë e bijë në aksin Krrabë-Bradashesh

Nga Class• 11 November 2026

Aksident në Elbasan, plag*sen nënë e bijë në aksin

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës

që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt,

 ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bijë. Fatmirësisht, të dyja mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Pritet që hetimet dhe veprimet e autoriteteve të zbardhin dinamikën e ngjarjes.