E bujshme,E bujshme, Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Aviacionit Civil, emërohet ish-drejtori i Albcontrol, Dritan Isaku! Viola Haxhiademi dorëhiqet nga KESH

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132
institucioneve të largoheshin. Emrat e Viola Haxhiademit dhe Et’hemajt dalin
edhe në dosjen e Belinda Ballukut, si anëtarë të një grupi në WhatsApp që titullohej “Dhërmi.”
Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.
Në vend të tij është emëruar Dritan Isaku, i cili ishte në krye të Albcontrolit.
Edhe Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Sot u prezantua edhe Andrea Shllaku si drejtues i Autoritetit Portual Durrës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.
Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin.
Ndërkohë emrat e Viola Haxhiademit dhe Et’hemajt dalin në dosjen e Belinda Ballukut. Në telefonin e ish-drejtoreshës, hetuesit kanë gjetur një grup në Whatsapp, të krijuar në qershor të vitit 2019 nga Balluku i titulluar “Dhërmi”.
“Në këtë grup bëjnë pjesë shtetasit Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Ethemaj dhe Alketa Pano”, të gjithë persona që rezultojnë të kenë njësi banimi në kompleksin “White Rocks”, thuhet në dosjen e SPAK.
Më të Lexuarat

LAJME
Deklarata e fortë e gazetarit: Nëse Veliaj jep dorëheqjen

LAJME
Sa të sigurta janë bankat në Shqipëri? Banka e Shqipërisë publikon të dhënat e reja financiare

LAJME
“Topin e kam unë”/ Nora Malaj: Brezi ynë ka faj që e lamë vendin 36 vite në tranzicion. Demaliaj debaton me të rinjtë: Nuk e dini se nga paguhem unë, je influencer dhe…
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E bujshme,E bujshme, Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Aviacionit Civil, emërohet ish-drejtori i Albcontrol, Dritan Isaku! Viola Haxhiademi dorëhiqet nga KESH
Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin. Em...

LAJME
Deklarata e fortë e gazetarit: Nëse Veliaj jep dorëheqjen

LAJME
Sa të sigurta janë bankat në Shqipëri? Banka e Shqipërisë publikon të dhënat e reja financiare

LAJME