Aksident i rëndë, përplaset nga për vdekje burrin që lëvizte me ...

Nga Class• 10 November 2026

Aksident i rëndë, përplaset nga për vdekje burrin që

Ka humbur jetën 64-vjeçari që u aksidentua një ditë më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë,

 pas përplasjes së motoçikletës me një automjet.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull.

 Sipas të dhënave, automjeti drejtohej nga një 35-vjeçar me inicialet E. R.,

 banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, i cili u përplas me motomjetin që drejtohej nga 64-vjeçari T. A., banues në Dervician.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 35-vjeçari E. R., është arrestuar nga Policia.