Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

Nga Class• 10 November 2026

Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i prezantuar si kandidat për president të Serbisë,

ka deklaruar në Klan Kosova se, nëse fiton, do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kreu i Partisë Republikane të Serbisë njihet për qëndrimet e tij në mbështetje

 të pavarësisë së Kosovës dhe për thirrjet për pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Sanduloviq e ka vizituar më parë Kosovën, ku është takuar me përfaqësues institucionalë

dhe ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet e kryera nga forcat serbe.