“Ai ka nevojë të rritet…”/ Enxhi Nasufi nuk kursehet ndaj Luiz Ejllit!

Nga Class• 23 November 2026

“Ai ka nevojë të rritet…”/ Enxhi Nasufi nuk

Moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi ka folur së fundmi për Luiz Ejllin,

duke dhënë mendimin e saj për karakterin e këngëtarit dhe mënyrën

se si ai e zhvilloi lojën gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 2”.

E pyetur gjatë një interviste për fituesin e edicionit të dytë të spektaklit,

 Enxhi nuk e kurseu opinionin e saj të sinqertë.

Sipas saj, Luizi është një personazh karizmatik, i cili e kuptoi shumë mirë mënyrën se si funksionon një reality show dhe arriti ta shfrytëzonte këtë cilësi gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Shumë karizmatik, por karizma ka momente që të bën punë, ka momente që nuk të bën. Lojën në Big Brother e qau, për të thënë të drejtën. Ai zgjodhi të ishte antagonisti dhe e bëri më së miri. Që ishte shumë i mirë për atë lloj formati reality show, po, ishte. Por Luizi kam përshtypjen që ka nevojë të rritet akoma, shpirtërisht them”, u shpreh Enxhi Nasufi.

Kjo nuk është hera e parë që Enxhi Nasufi shpreh publikisht një qëndrim ndaj Luiz Ejllit.

Gjatë kohës kur këngëtari ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku në sfond dëgjohej zëri i tij nga televizori.

Në atë video, Enxhi rrotullonte sytë lart dhe bënte një shprehje fytyre që tregonte bezdi, e lodhur nga çka po dëgjonte.